Ekonomi
Qeveria vazhdoi masën për uljen e akcizave së derivateve
31.05.2026 16:41
Qeveria në mbledhjen e sotme ka vazhduar masën për uljen e akcizave të derivateve të naftës deri më 15 qershor....

Qeveria në mbledhjen e sotme ka vazhduar masën për uljen e akcizave të derivateve të naftës deri më 15 qershor.
Gjithashtu, siç bëhet e ditur nga Qeveria, si rezultat i bisedimeve të zhvilluara me furnizuesin më të madh vendas të derivateve të naftës, kompaninë OKTA, është siguruar një zbritje shtesë prej 2 denarësh për litër, e cila do të fillojë të zbatohet nga nesër, e hënë, 1 qershor. Me këto masa dhe sipas llogaritjeve tona, presim që çmimi i dizelit të ulet për 6,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të ulet për 1,5 denar për litër.
Kjo paraqet një mbështetje konkrete dhe të drejtpërdrejtë për qytetarët, sektorin e transportit, bujqit dhe ekonominë në tërësi. Ulja e çmimeve të karburanteve do të kontribuojë në uljen e shpenzimeve të jetesës dhe të biznesit, si dhe në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në kushte të sfidave globale ekonomike, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
