Rajon
Konjufca priti Hoxhën në Prishtinë, Kosova dhe Shqipërisë krah për krah në diplomaci
31.05.2026 17:07
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka qëndruar për vizitë në Prishtinë...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka qëndruar për vizitë në Prishtinë, ku u prit nga shefi i diplomacisë së Kosovës Glauk Konjufca. Dy minsitrat u zoptuan se Kosova dhe Shqipëria do të ecin krah për krahë në politikën e jashtme.
“Ne në Tiranë nuk do ta themi kurrë mjaftueshëm: Kosova është prioritet absolut i politikës sonë të jashtme. Është një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar. Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë në një lidhje të ndërsjellë dhe të pandashme, sepse përparimi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë ecin krah për krah. Çdo dhimbje e Kosovës ndihet edhe Shqipëri, ashtu si çdo sukses dhe arritje e saj festohet njësoj edhe në Shqipëri. Ramë dakord se dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Evropë kërkojnë një intensifikim të mëtejshëm të koordinimit ndërqeveritar dhe diplomatik.”, u shpreh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
“Në këto kohë të paqëndrueshmërive globale, koordinimi mes dy shteteve tona është një domosdoshmëri jetike. Ne duhet ta promovojmë rolin tonë si faktor i stabilitetit në rajon. Krahas orientimit eurointegrues i shteteve të rajonit, anëtarësimi në NATO i shumicës së shteteve në rajonin tonë, konkludojnë të gjithë që ka qenë faktor i stabilitetit. Në këtë drejtim i kërkova ministrit Hoxha mbështetjen e Shqipërisë për aspiratën tonë për një afrim dhe anëtarësim më të përshpejtuar të Kosovës në NATO.”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.
