Maqedoni
VLEN, mblidhet Kuvendi Qendror
31.05.2026 18:00
Partia shqiptare në pushtet VLEN po mban mbledhjen e Kuvendit Qendror....

Partia shqiptare në pushtet VLEN po mban mbledhjen e Kuvendit Qendror. Mes tjerash në rend të ditës është rikonstruimi i Qeverisë.
Siç është paralajmëruar nga ekzekutivi do të largohen ministri i politikës sociale Fatmir Limani dhe Zëvendës kryeministri Arben Fetai, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e ndryshimeve dhe rokadave të dikastereve mes partnerëve të koalicionit.
Gjatë mbledhjes do të bëhet vlerësim i funksionarëve sipas performancës, ndërsa do të diskutohen edhe zhvillime tjera aktuale në vend.
