Botë

Donald Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial për Sirinë dhe Irakun

31.05.2026 18:51

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar emërimin e Tom Barrack...

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar emërimin e Tom Barrack si të dërguar të posaçëm presidencial për Sirinë dhe Irakun.
 
Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump përmes një postimi, ku vlerësoi punën e Barrack dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve të SHBA-së me qeveritë e Sirisë dhe Irakut.
 
Sipas presidenti amerikan, Barrack do të vazhdojë të mbajë edhe postin e ambasadorit amerikan në Turqi, ndërsa do të ushtrojë detyrat e reja me mbështetjen e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
 
Trump theksoi se administrata e tij synon të thellojë bashkëpunimin strategjik me Sirinë dhe Irakun, duke shtuar se marrëdhëniet me të dy vendet po forcohen vazhdimisht.