Maqedoni

Parashikimi i motit

01.06.2026 09:00

Sot mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, pasdite mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë.
 
Në Shkup, mot me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.