Maqedoni

Presidentja Siljanovska-Davkova në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovakisë

01.06.2026 09:19

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovakisë....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovakisë. Ajo në Bratislavë do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini.
 
Është paraparë që Siljanovska-Davkova dhe Pellegrini të zhvillojnë takim tet-a-tet, pas së cilit do të pasojë takim plenar i delegacionit maqedonas dhe atij sllovak. Presidentja maqedonase do të realizojë takime edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, Richard Rashi, si dhe me zëvendëskryeministrin e Qeverisë sllovake dhe ministrin e Mbrojtjes, Robert Kalinak.
 
Në kuadër të vizitës, presidentja Siljanovska-Davkova do ta vizitojë ekspozitën grupore “Nga glagolica deri te drita: odë vizuale për Shën Kirilin dhe Metodin”, në të cilën do të prezantohen vepra nga artistë maqedonas.