Maqedoni

Turneu ballkanik i Antonio Costas

01.06.2026 09:45

Costa sot arrin në Sarajevë, me çka e fillon vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor...

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, sot arrin në Sarajevë, me çka e fillon vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të turneut ballkanik, Costa do të takohet me liderët e rajonit, ndërsa do të jetë bashkëkryesues i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Tivat, Mali i Zi, më 5 qershor.
 
Costa në Maqedoni do të arrijë nesër. Me kreun shtetëror-politik do të bisedojë për mundësitë dhe sfidat rreth zgjerimit, integrimit gradual, bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe stabilitetit.
 
“Turneu im i dytë nëpër Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: përkushtimi i BE-së ndaj rajonit është real, po aq real sa edhe mundësia për zgjerim. Momenti është këtu. Tani është koha të jepen rezultate”, porositi Costa para vizitës në vendet e Ballkanit.