Maqedoni
Shkupi nikoqir i Forumit të 9-të për Klimë dhe Tranzicion Energjetik në Ballkanin Perëndimor
01.06.2026 10:10
Shkupi sot dhe nesër është nikoqir i Forumit të 9-të për Klimë...

Shkupi sot dhe nesër është nikoqir i Forumit të 9-të për Klimë, Tranzicion Energjetik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.
Nën moton për avancimin e qëndrueshmërisë klimatike dhe tranzicionit energjetik, forumi do të bashkojë krijues të politikave, organizata ndërkombëtare, institucione financiare, sektorin privat dhe shoqërinë civile, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe qëndrueshmërisë klimatike rajonale.
Ngjarja organizohet në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend dhe me Ministrinë e Mjedisit Jetësor.
