Ekonomi

Ulen çmimet e derivateve të naftës, rriten ato të benzinës

01.06.2026 13:47

Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 6,50 denarë për litër...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 3,84 % në raport me vendimin e datës 26.5.2026.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 6,50 denarë për litër.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 3,238 denarë për kilogram.
 
Nga data 2.6.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 88,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 85,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 87,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 47,906 (denarë/kilogram)