Maqedoni
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu
02.06.2026 08:48
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende do të ketë paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here e përforcuar nga drejtimi perëndimor, mbi 60 km/h.
Temperatura pritet të lëvizë nga 9 deri në 32 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
