Maqedoni

Presidentja Siljanovska-Davkova në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovakisë

02.06.2026 09:23

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova është në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovakisë....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova është në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovakisë. Në Bratislavë, shefja e shtetit do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga nikoqiri, homologu i saj, Peter Pellegrini. Është paraparë që presidentët të zhvillojnë takim tet-a-tet, pas së cilit do të kenë edhe takim plenar të delegacionit maqedonas dhe atij sllovak.
 
Presidentja do të realizojë takim edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, Richard Rashi, si dhe me zëvendëskryeministrin e Qeverisë sllovake dhe ministrin e Mbrojtjes, Robert Kalinjak.