Maqedoni

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, sot vjen në Shkup

02.06.2026 09:38

Në agjendën e sotme të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, është Shkupi....

Në agjendën e sotme të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, është Shkupi. Pasdite ai do të ulet në tryezë me Qeverinë e Maqedonisë. Nga shërbimi për media i Qeverisë informojnë se vizita do të nisë me takim tet-a-tet ndërmjet Mickoskit dhe Costas, pas së cilit do të pasojë takim i zgjeruar i dy delegacioneve.
 
Pas përfundimit të bisedimeve, është paraparë konferencë e përbashkët për media në Qeveri. Një ditë para vizitës, kryeministri Mickoski deklaroi se është i hapur për dialog, por kërkon zgjidhje dinjitoze me mbrojtje të identitetit dhe garanci nga Brukseli.