Maqedoni

Takimi Hoxha – Varank: Forcimi i bashkëpunimit me Turqinë në prag të COP31

02.06.2026 10:48

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe rajonal në përballjen me ndryshimet klimatike...

Në kuadër të MEF 2026, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamed Hoxha, realizoi takim bilateral me Fatma Varank, drejtoreshë ekzekutive e COP31 dhe zëvendësministre e Mjedisit Jetësor, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike e Republikës së Turqisë.
 
Në takim u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale klimatike, tranzicionin energjetik dhe përgatitjet në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – COP31, e cila do të mbahet në Antalia.
 
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe rajonal në përballjen me ndryshimet klimatike, si dhe nevojën për përshpejtimin e zbatimit të politikave klimatike përmes investimeve, shkëmbimit të njohurive dhe iniciativave të përbashkëta.
 
Ministri Hoxha përshëndeti angazhimin e presidencës turke të COP31 dhe theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në mënyrë aktive në proceset që do të çojnë drejt rezultateve konkrete për rajonin.