Maqedoni
Nikolloski: Maqedonia hap pesë linja të reja ajrore në kushte të krizës globale të aviacionit
02.06.2026 11:11
Në javët e ardhshme do të vendosen pesë linja të reja ajrore nga aeroportet e Maqedonisë...

Në javët e ardhshme do të vendosen pesë linja të reja ajrore nga aeroportet e Maqedonisë, me çka vendi mbetet i vetmi në rajon që hap destinacione të reja në kushte të krizës globale të aviacionit, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në podkastin “Rishtazi”.
Sipas tij, “Austrian Airlines” do të fillojë me fluturime të rregullta në relacionin Vjenë–Ohër, që do të mundësojë lidhje më të mirë përmes kryeqytetit austriak. Njëkohësisht, “Wizz Air” vendos fluturime nga qytetet polake Vroclav dhe Krakov drejt Ohrit, me çka pritet rritje e numrit të turistëve nga Polonia.
Nga Shkupi, ndërkaq, do të jenë të disponueshme dy destinacione të reja – Palermo në Sicili dhe Alghero në Sardenjë, të cilat do të qarkullojnë edhe pas përfundimit të sezonit veror.
Nikolloski theksoi se përveç zhvillimit të trafikut ajror, Maqedonia e furnizon plotësisht me kerozin aeroportin në Prishtinë dhe pjesërisht aeroportin në Nish, që, siç tha, është rezultat i organizimit të mirë dhe kapaciteteve të aeroportit të Shkupit.
