Maqedoni

Provimi i jurisprudencës në shqip, Mickoski: Javën tjetër do ta diskutojmë propozimin

02.06.2026 15:38

Mickoski thotë se ende nuk e ka shqyrtuar propozimin e grupit punues për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe...

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ende nuk e ka shqyrtuar propozimin e grupit punues për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Pritet që ky propozim të adresohet në zyrën e tij ditëve në vijim.
 
“Ta shohim propozimin. Unë akoma nuk e kam parë. Mendoj se javën tjetër, të hënën është dakorduar takim në kabinetin tim, që të shtrohet propozimi.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Ndërkohë, grupi i punës i përbërë prej ekspertëve kushtetues ia kanë dorëzuar Qeverisë propozim-zgjidhjen për mundësinë që studentët shqiptarë të mund të japin provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe. Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka sqaruar se me zgjidhjen e re pjesa teorike e provimit do të mund të jepet edhe në shqip, ndërkaq studentët insistojnë se nuk ka nevojë për zgjidhje të re ligjore, respektivisht se vetëm duhet të zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.
Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski disa herë ka thënë se zgjidhja e re para se të miratohet, do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU