Provimi i jurisprudencës në shqip, Ademi: Jo “semi-zgjidhje”, zbatoni ligjin!
Kanë reaguar përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore....

Kanë reaguar përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore. Mevlan Ademi, njëri nga organizatorët e protestave, ka theksuar se çdo tentativë për të ofruar zgjidhje të pjesshme ose interpretime të reja të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është e papranueshme.
“Çdo tentativë për të ofruar një zgjidhje të pjesshme, një “semi-zgjidhje” apo një rrugë anash Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është e papranueshme. Gjuha shqipe nuk është çështje negociate. Nuk është favor. Nuk është kompromis. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore. Prandaj, nuk ka nevojë për interpretime të reja, verifikime shtesë apo procese që vetëm sa shtyjnë zbatimin e asaj që tashmë është e garantuar me ligj. Zgjidhja nuk duhet shpikur. Ajo ekziston. Zbatoni ligjin!”, shkruan Ademi në rrjetet sociale.
