Ministria e Financave, u pagua euroobligacioni prej 700 milionë eurosh

02.06.2026 16:25

Ministria e Financave realizoi pagesën prej 327.9 milionë eurosh...

Ministria e Financave realizoi pagesën prej 327.9 milionë eurosh, me ç’rast është përmbyllur plotësisht servisimi i detyrimit të euroobligacionit të emetuar në vitin 2020, në vlerë të përgjithshme prej 700 milionë eurosh.

“Me pagesën në vlerë prej 327.9 milionë eurosh, e shlyem plotësisht euroobligacionin prej 700 milionë eurosh, të emetuar në vitin 2020. Ajo është një pjesë e detyrimeve që ne si Ministri e Financave e servisojmë rregullisht dhe në kohë. Në gjysmën e dytë të vitit 2024, pasi morëm pushtetin, shlyem detyrime në vlerë prej 786 milionë eurosh. Gjatë vitit 2025 janë shlyer 2.198 miliardë euro, ndërsa gjatë vitit 2026 janë shlyer 1.571 miliardë euro, që në vlerë të përgjithshme, për gjithë këtë periudhë vlera është 4.556 miliardë euro.”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Sipas Ministrisë së Financave, vendimi i shlyerjes së parakohshme të euroobligacionit solli kursime në buxhet prej 3.2 milionë euro.