Maqedoni

Zhbllokimi i procesit eurointegrues, Kosta: Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se konkluzat e vitit 2022

02.06.2026 20:36

Rruga e vetme për të përparuar drej integrimit në BE kalon nëpërmejt dialogut...

Rruga e vetme për të përparuar drej integrimit në BE kalon nëpërmejt dialogut konstruktiv me fqiun tuaj dhe përmes hapave pragmatik të ndërtohet besimi, ndërsa, kushti i dytë mbetet realizimi i reformave të nevojshme.
 
Ky ishte mesazhi që solli kryetari i Këshillit Evropian në Shkup, Antonio Kosta, duke u referuar në formën e vetme që çon vendin drejt Bashkimit Evropian. Pozicioni i Brukselit mbetet i qartë tha Kosta, duke theksuar përqëndrimin e organizatës në zgjerimin e saj.
 
“Këshilli ka miratuar në vitit 2022 kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, dhe, kjo është korniza. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se kjo … Miratimi  i ndryshimeve kushtetuese të dakorduara mbeten hapi i nevojshëm drejt fillimit formal të negociatave aderuese. Është rruga e vetme për tu zhbllokuar të gjitha beneficionet e anëtarësimit në BE për popullin  e Maqedonisë së Veriut, që do të thotë, maqedonasit.  Bashkimi Evropian është partneri më i sigurt i Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut. Mbetet investuesi më i madh dhe partner më i rëndësishëm tregtar. Por, fuqia që formëson të ardhmen, mbetet në duart tuaja”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian në Shkup, Antonio Kosta.
 
Mickoski: BE-ja, e ardhmja jonë, identiteti s’duhet të jetë pengesë
 
Ndërkohë, kryeministri Mickoski me të njëjtën retorikë edhe në këtë paraqitje.  Kërkon nga Bashkimi Evropian që të vlerësohet në bazë të kushteve të plotësuara, dhe siç tha ai, identiteti dhe dinjiteti të mos pengojnë këtë proces.
 
“Pozicioni ynë është i qartë. Mbetemi fuqishëm të përcaktuar drejt rrugës evropaine. Nuk duam privilegje, nuk kërkojmë rregulla lehtësuese. Nuk kërkojmë diçka që nuk u takon edhe të tjerëve, duam parime dhe proces normal, të prashikueshëm dhe të besueshëm. Kërkojmë proces ku reformat, angazhimi, meritat dhe obligimet e plotësuara do të jenë të vlerësuara në të vërtetë… Duhet lidership, duhet qartësi dhe besim. Evropa ishte më e fuqishme atëherë kur dëshmonte, vizion, guxim politik dhe qëndrueshmëri ndaj vlerave vetanake… Besoj se dinjiteti, identiteti dhe parimi nuk duhet të jenë pengesë për prespektivën evropiane. Këto janë pjesë përbërëse të saj”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Të ndërtohet Evropa këtu dhe jo jashtë, kërkojnë qytetarët, shtoi Mickoski, duke siguruar njëherit përfaqësuesin e BE-së se qeveria do të vazhdojë me plotësimin e reformave dhe se do të jetë partner konstruktiv për të ardhmen evropiane. 
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU