Maqedoni

OEMVP, shënoi 20-vjetorin e themelimit

02.06.2026 21:49

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të saj...

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të saj, në praninë e një numri të madhë të mysafirëve si nga vendi ashtu edhe nga jasht. Në eventin e organizuar në Shkup, Kryetari i Odës Nuhi Aliu, falënderoi institucionet e vendit dhe kompanitë e biznesit për përkrahjen e vazhdueshme të cilan ka marrë kjo OEMVP që nga themelimi i sajë. 
 
Ndërsa mbështetje për këtë vitë jubilar OEMVP mori edhe nga institucionet e vendit si Qeveria dhe Palrlamenti të cilët, treguan gadishmërinë për të mbështetë dhe bashkëpunuar çdoher kur është e nevojshme, me këtë Odë e cila ka qenë zëri I frymëzimit të biznesve shqiptarë. 
 
Në fund të eventit ju ndanë mirnjohje Odave Ekonomike nga vendi dhe rajoni, sektorit të biznesit, por edhe shumë mbështetësve të tjerë pa mos përjashtuar edhe punën e mediave, e në veçanti Radiotelevizionin e Maqedonisë programin e e parë në gjuhën maqedonase, dhe programin e dytë në gjuhën shqipe, të cilat çdoher kanë qenë promotor të vlerave, dhe inspirues të suksesit.   
 
FITIM KRYEZIU