Maqedoni
Parashikimi i motit
03.06.2026 08:46
Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, pasdite mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
