Maqedoni

Seancë e re gjyqësore për zjarrin në “Puls”

03.06.2026 09:06

Në sallën e madhe të gjyqit në Idrizovë mbahet seancë e re për zjarrin në diskotekën e Koçanit....

Në sallën e madhe të gjyqit në Idrizovë mbahet seancë e re për zjarrin në diskotekën e Koçanit. Prokuroria vazhdon me paraqitjen e provave materiale. Në gjykimin e fundit u paraqitën prova nga Prokuroria që kanë të bëjnë me objektin, pronësinë e tij dhe lëvizjen e pasurisë – e gjithë historia faktike, juridike dhe pronësore e diskotekës “Puls”.
 
Rasti nuk mund të trajtohet si një aksident i zakonshëm, reaguan prindërit pas kërkesës së Shilegovit për rikualifikimin e veprës si “aksident i shkaktuar nga piroteknika”. Kjo është mbyllje sistematike e syve. Zjarrin ndoshta e ndezi një shkëndijë, por sistemi ia hapi derën.
 
Gjatë seancës, mbrojtja e Mitko Stojanovit parashtroi propozim për heqjen e masës së paraburgimit dhe zëvendësimin e saj me masa kujdesi, duke arsyetuar se ai prej më shumë se një viti është pa punë dhe pa të ardhura dhe se duhet të punojë për ta kthyer kredinë hipotekare. Procedura dëshmuese vazhdon edhe sot.