Maqedoni

Në Kuvend seanca të tre komisioneve

03.06.2026 09:27

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca tre komisione...

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca tre komisione, edhe atë Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.
 
Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për dërgimin e punëtorëve nga Republika e Maqedonisë në shtete të tjera për kryerjen e punëve ndërtimore përmes marrëveshjeve projektuese dhe për kryerjen e punëve të tjera sezonale, në lexim të parë.
 
Në rend dite të Komisionit për Financim dhe Buxhet janë Propozim-ligji për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, në lexim të parë.