Maqedoni
KSHPK do t’i prezantojë rezultatet e fushatës për lobim
03.06.2026 10:01
KSHPK, në bashkëpunim me projektin IPA, sot do t’i prezantojë rezultatet e fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për lobimin në vend....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në bashkëpunim me projektin IPA “Mbështetje e BE-së për sundimin e së drejtës”, sot do t’i prezantojë rezultatet e fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për lobimin në vend.
Në konferencën për media do të prezantohen rezultatet e fushatës digjitale për promovimin e lobimit transparent dhe të rregulluar, si dhe konkluzionet kryesore nga tryezat e rrumbullakëta të mbajtura me përfaqësues të institucioneve, vetëqeverisjes lokale, sektorit të biznesit dhe organizatave qytetare. Në ngjarje është paraparë fjalim i kryetarit të KSHPK-së, Adem Çuçuli.
