Botë

Tragjedi në Nju Delhi, zjarri në hotel u mori jetën 21 personave

03.06.2026 12:02

Një zjarr i madh shpërtheu në një zonë të Nju Delhit, Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave....

Një zjarr i madh shpërtheu në një zonë të Nju Delhit, Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave. Sipas departamentit të zjarrfikësve, të paktën 40 persona janë shpëtuar, ndërsa pas përpjekjeve zjarri është shuar.
 
Ndërsa operacioni i shpëtimit ishte në zhvillim e sipër, raportet tregonin se hoteli, i cili kishte licencë vetëm për gjashtë dhoma sipas programit, thuhet se operonte deri në 25 dhoma. Videot nga vendi i tragjedisë tregojnë njerëz në çati dhe jashtë ndërtesës, disa metra mbi tokë, duke u përpjekur të shpëtojnë veten, ndërsa pamjet filmike kapin dy gra duke u hedhur në boshllëk në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit të dendur.
 
Sipas raportimeve, të huajt përfshihen gjithashtu midis të shpëtuarve dhe të vdekurve, ndërsa sipas informacioneve, ata dyshohet se janë kryesisht shtetas të Afrikës së Jugut.