Maqedoni
Instituti i Shëndetit Publik: Janë zbuluar parregullsi të shumta
03.06.2026 14:10
IShP ka zbuluar një sërë parregullsish serioze në veprimtarinë e institucionit, pas një analize dhe auditimi të brendshëm...

Instituti i Shëndetit Publik ka zbuluar një sërë parregullsish serioze në veprimtarinë e institucionit, pas një analize dhe auditimi të brendshëm. Sipas gjetjeve, janë identifikuar raste të prokurimit të padokumentuar, transaksioneve financiare të dyshimta dhe të dhënave të pamjaftueshme për disa pajisje dhe fonde. Drejtoresha e Institutit theksoi se disa nga të punësuarit me vite nuk kanë ardhur në punë, ndërsa kanë marrë paga nga Instituti dhe janë evidentuar nga kolegët e tyre.
“Enti Shtetëror i Revizionit nuk ka qenë në Institut që nga viti 2017, që është një periudhë kaq e gjatë, dhe tani është shqyrtuar për një vit e gjysmë, 2023, 2024, kështu që nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në vitet nga viti 2017 deri në këtë vit. Këto gjëra që kemi gjetur ende ngrenë dyshime se ndoshta kanë ndodhur gjëra edhe më të mëdha në vitet e mëparshme. Çfarë tjetër gjetëm, gjetëm disa nga njerëzit që nuk kishin ardhur në punë për vite me radhë, që do të thotë se nuk kishin ardhur në punë për gjashtë ose shtatë vjet, dhe merrnin një pagë, ndërsa regjistroheshin rregullisht në sistem nga kolegë të caktuar, dhe për të njëjtin shërbim, kolegët paguheshin nga dyqind euro.”, - deklaroi drejtoresha në IShP, Marija Andonovska.
Pas raportit të publikuar të Entit Shtetëror të Revizionit, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, potencoi se Prokuroria Publike do të reagojë ndaj parregullsive të identifikuara në këtë Institut para se ajo të merrte detyrën në krye të institucionit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
