Botë
Njerëzit u hodhën nga ndërtesa, zjarri në një hotel në indi u merr jetën 21 personave
03.06.2026 18:22
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që përfshiu një hotel në jug të Nju Delhit...

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që përfshiu një hotel në jug të Nju Delhit, në një nga tragjeditë më të rënda të këtij lloji në kryeqytetin indian në vitet e fundit.
Flakët shpërthyen në zonën Malviya Nagar, një lagje e njohur për studentët dhe profesionistët e rinj. Pamjet televizive treguan ndërtesën të përfshirë nga zjarri, me tym të dendur që dilte nga ambientet dhe fasadën e djegur.
Dëshmitarët panë gjithashtu dy persona që u hodhën nga katet e sipërme në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
