Maqedoni
Parashikimi i motit
04.06.2026 08:43
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, lokalisht të shoqëruara me bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura të rrëmbyeshme shiu (20 l/m²), shkarkime elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 29 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje intensive të rrëmbyeshme shiu, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.
