Maqedoni
Seanca të komisioneve sot në Kuvend
04.06.2026 09:00
Në Kuvend sot do të mbahen seanca të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive...

Në Kuvend sot do të mbahen seanca të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, si dhe të komisioneve për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe për Financim dhe Buxhet.
Para anëtarëve të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të jenë Propozim-ligji për udhëheqës të lartë dhe Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të dy në lexim të parë.
Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të vendosë për zbatimin e procedurës së votimit gjatë miratimit të Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Për sot janë caktuar edhe dy seanca të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Në të parën do të mbahet debat publik për përcaktimin e propozim-listës nga kandidatët e paraqitur në shpalljen publike për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në seancën e dytë, Komisioni duhet të shqyrtojë propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive. Përveç kësaj, do të diskutohet edhe për propozim-vendimin për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “8 Shtatori”, si dhe për propozim-listën për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
