Maqedoni

Forum maqedono-grek i ITT-së në Shkup

04.06.2026 10:26

Përfaqësues nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia sot në Shkup do të bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit digjital rajonal...

Përfaqësues të industrisë së ITT-së, institucioneve dhe komunitetit të biznesit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia sot në Shkup do të bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit digjital rajonal, nxitjen e partneriteteve të reja afariste dhe hapjen e mundësive për paraqitje të përbashkët në tregjet evropiane.
 
Në forumin që e organizojnë MASIT – Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit dhe SETPE – Asociacioni i kompanive për teknologji informatike nga Greqia, pritet të marrin pjesë mbi 100 përfaqësues të kompanive dhe institucioneve nga të dyja vendet.
 
Në kuadër të forumit është paraparë edhe nënshkrimi zyrtar i Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet MASIT dhe SETPE.