Maqedoni

Parashikimi i motit

05.06.2026 08:40

Mot i ndryshueshëm me vranësira, periudha me diell dhe këndshëm i ngrohtë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell dhe këndshëm i ngrohtë në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës, veçanërisht në rajonet malore, do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë, ndërsa ato ditore do të arrijnë ndërmjet 24 dhe 32 gradë Celsius.
 
Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë rreth 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.