Maqedoni
Seancë për 13 policë në rastin “Puls”
05.06.2026 09:00
Në Gjykatën Themelore Penale sot mbahet seancë e re për 13 zyrtarët policorë...

Në Gjykatën Themelore Penale sot mbahet seancë e re për 13 zyrtarët policorë, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, të lidhura me fatkeqësinë në diskotekën e Koçanit “Puls”. Në seancën e kaluar, të akuzuarit deklaruan se nuk ndihen fajtorë.
Prokuroria, ndërkaq, vlerësoi se pikërisht lëshimet e tyre në veprim kanë kontribuar në pasojat tragjike dhe e hapi çështjen e përgjegjësisë. Sipas aktakuzës, në periudhën nga 14 deri më 16 mars 2025, veprimet e të akuzuarve kanë qenë të ndërlidhura dhe kanë sjellë pasoja serioze për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Prokuroria pretendon se një pjesë e të akuzuarve kanë përgatitur plan aksionar jo të plotë, pa vlerësim të duhur të rrezikut, ndërsa personat përgjegjës nuk e kanë miratuar në kohë. Përveç kësaj, policët që kanë qenë në “Puls” nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, edhe pse kanë mundur ta vërejnë atë.
