Maqedoni
Debat publik për ligjet për Transformim Digjital
05.06.2026 10:04
Komisioni parlamentar për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor sot do të mbajë debat publik...

Komisioni parlamentar për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor sot do të mbajë debat publik me temë: “Pakoja reformuese e Propozim-ligjeve për transformimin digjital të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Në debatin publik do të diskutohet për Propozim-ligjin për komunikimet elektronike, Propozim-ligjin për sigurinë e sistemeve të rrjetit dhe informacionit, Propozim-ligjin për materialin arkivor dhe veprimtarinë arkivore, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme.
Qëllimi i debatit publik, siç theksohet në paralajmërim, është që të ftuarit t’i shprehin komentet dhe propozimet e mundshme deri te Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, lidhur me temën e debatit publik.
