Maqedoni
Seancë gjyqësore për ish-drejtorin e Higjienës Komunale
05.06.2026 10:28
Sot seancë gjyqësore edhe për ish-drejtorin e Higjienës Komunale, Sabahudin Rustemi...

Sot seancë gjyqësore edhe për ish-drejtorin e Higjienës Komunale, Sabahudin Rustemi. Ai akuzohet se gjatë tetorit 2025 ka penguar mbledhjen në kohë të mbeturinave, ndërsa kryeqyteti ishte i mbuluar nga mbeturinat.
Prokuroria sheh përgjegjësi edhe te përgjegjësi për mbeturina në ndërmarrje, Aki Saiti, ndaj edhe të dy i ndjek për rrezikim të mjedisit jetësor. Rustemi dhe Saiti, sipas Prokurorisë, me dashje nuk i kanë zbatuar planet për menaxhimin e mbeturinave komunale, ndërsa përveç kësaj, nuk janë kujdesur as për funksionimin e rregullt të pajisjeve dhe mjeteve për mbledhjen e mbeturinave.
Në këtë mënyrë, dy të akuzuarit kanë mundësuar krijimin e deponive në hapësira publike dhe sipërfaqe komunikacioni.
