Botë

ShBA-ja sanksionon presidentin e Kubës, Havana reagon ashpër ndaj vendimit

05.06.2026 12:52

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit kuban Migel Diaz Kanel...

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit kuban Migel Diaz Kanel, bashkëshortes së tij dhe disa zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Havana e ka dënuar këtë vendim si një përpjekje të re për të ashpërsuar më tej bllokadën amerikane dhe për të krijuar një atmosferë konfrontimi.
 
“Kjo është një manovër për të justifikuar një pushtim të mundshëm të Kubës dhe ne gjithmonë do të jemi kundër luftës, nga kushdo që të vijë dhe kundër kujtdo që të jetë. Paqja është gjëja më e rëndësishme.”, - deklaroi specialisti i investimeve, Tito Gonzalez.
 
“Të gjithë kubanët e dinë, pavarësisht se në cilën anë janë, se që nga triumfi i Revolucionit ne kemi paguar për gjërat që Shtetet e Bashkuara na kanë bërë; ky sanksion i ri është vetëm një tjetër, nuk është asgjë e re apo ndryshe, dhe ja ku jemi.”, - u shpreh një banore e Kubës.
 
Marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Kubës janë përkeqësuar pas masave amerikane të ndërmarra muajt e fundit, përfshirë ndalimin e eksportit të energjisë drejt ishullit, si pjesë e një strategjie më të gjerë për rritjen e presionit ndaj udhëheqjes komuniste.
Përveç kësaj, autoritetet amerikane kanë akuzuar së fundmi edhe ish-presidentin e Kubes, Raul Kastron, për përgjegjësi në lidhje me incidentin e vitit 1996, kur avionë ushtarakë kubanë rrëzuan mjete fluturuese të drejtuara nga një grup emigrantësh kubanë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU