Ekonomi
Oda Ekonomike alarmon: Arsimi të prodhojë kuadro për tregun real
05.06.2026 15:40
Arsimi duhet të prodhojë kuadro që janë të nevojshme për tregun e punës....

Për një kohë të gjatë në arsimin e lartë e kemi matur suksesin me numrin e studentëve të regjistruar, me numrin e fakulteteve dhe me numrin e diplomave të lëshuara, por sot duhet të pranojmë sinqerisht, ekonomisë nuk i duhet vetëm një diplomë. I duhen njohuri, shkathtësi, inovacione dhe kuadër udhëheqës. Kjo u tha në konferencën e sotme në Odën Ekonomike. Siç porositën pjesëmarrësit, vendi nuk guxon më të prodhojë kuadër me të cilin do ta rrisë numrin në Byronë e të papunëve dhe t'i përgatisë të rinjtë për profesione që realisht po zhduken.
"Ekonomisë nuk i duhen vetëm diploma. Arsimi i lartë do të duhet të bëhet partner i ekonomisë dhe motor i zhvillimit, dhe neve realisht na duhet një gjeneratë e re e inxhinierëve, teknologëve, ekspertëve të IT-së, inxhinierëve të makinerisë dhe elektroinxhinierëve.", - deklaroi profesori, Marjan Gjurovski.
Nga Oda Ekonomike potencuan se akademia dhe biznesi nuk guxojnë të jetojnë në botë krejtësisht të ndryshme.
"Produktiviteti, që e kemi në nivelin më të ulët, mund të zgjidhet vetëm në një mënyrë: me njerëz lartësisht profesionistë dhe me të ardhura të larta. Nëse Maqedonia nuk e bën këtë, ajo i ka nënshkruar vetes dënimin me vdekje. Menaxhmenti duhet ta udhëheqë shtetin dhe të udhëhiqen kompanitë nga njerëz që ndjejnë se janë të paguar mirë, të shpërblyer për atë që punojnë dhe që do të udhëheqin operacione me rrezik, si t'ju them, që mund të sjellin vlerë më të madhe të shtuar.", - theksoi kryetari i OEM-së, Branko Azeski.
Nga komuniteti i biznesit shtuan se biznesi dëshiron që ai të cilin shoqëria e aftëson, të jetë edhe praktikisht i dobishëm.
ERSAN PAJAZITI
