Maqedoni

Qeveria dhe pushteti lokal, projekte për higjienën dhe infrastrukturën

05.06.2026 17:46

Ekzekutivi dhe pushteti lokal i prezantuan planet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore...

Ekzekutivi dhe pushteti lokal i prezantuan planet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, transportin dhe higjienën publike. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi 40 automjete të reja, 2.600 kontejnerë të rinj dhe dy stacione grumbulluese. Po ashtu u paralajmërua edhe përmirësim i infrastrukturës për biçikleta. 
 
“Ajo që është me rëndësi do të thoja është projekti BRT, më në fund e zhbllokuam procesin. Kemi marr përkrahje nga Qeveria dhe tani po përgatitemi që ta fillojmë fazën preliminare, e cila do të ndikojë në mobilitetin e Shkupit. Me mobilitet unë kuptoj qarkullim të shpejtë të komunikacionit nga njëra anë dhe nga ana tjetër infrastrukturë për biçikleta, që duhet ta ndërtojmë në tre deri në katër vitet e ardhshme.”, - deklaroi kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski.
 
“Shohim se ka gjithnjë e më shumë nevojë për automjete personale që sjell në pritje të gjata dhe ndotjen e qyteteve. Ky nuk është problem vetëm për Maqedoninë e Veriut, prandaj theksin duhet vënë te mobiliteti i qëndrueshëm urban.”, - theksoi drejtoresha e Bankës Botërore, Karol Mezhevan.
 
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, tha se në dy vitet e kaluara janë investuar mbi 25 milionë euro për infrastrukturën lokale rrugore.
 
“Janë rehabilituar 96 rrugë në 72 komuna në gjatësi prej 72 kilometra, ndërsa në fazën e rikonstruimit janë edhe 31 kilometra rrugë, që do të thotë se diku 103 kilometra rrugë janë ndërtuar plotësisht të reja apo janë në ndërtim e sipër në këtë moment, me përkrahje të BNjVL-së dhe Bankës Botërore. Po ashtu do të doja të paralajmërojë përkrahjen më të madhe deri më tani për përkrahjen e mbajtjes dhe përmirësimit të higjienës në komuna. Do të blihen 49 automjete të llojeve të ndryshme që duhet ta ndihmojnë qytetin e Shkupit dhe komunat tjera për përmirësimin e gjendjes me higjienën.”, - u shpreh ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
 
Ministri Nikollovski njëherësh paralajmëroi promovimin e projekteve të reja gjatë javës së ardhshme. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI