Integrimi, Filipçe: Duhet shfrytëzuar momenti drejt BE-së

06.06.2026 16:28

Socialdemokratët konsiderojnë se dera e hapur evropiane...

Socialdemokratët konsiderojnë se dera e hapur evropiane për anëtarësim duhet të shfrytëzohet pasiqë bëhet fjalë për ardhëmrinë e vendit dhe standarin e qytetarëve. Kryetari i partisë Venko Filipçe, duke komentuar porositë e samitit në BE-së me vendet e ballkanit perëndimor, konsideron se procesi integrues po hyn në fazën kyçe, të cilën shteti nuk duhet ta lëshoj.

Deklarimi i Filpçes erdhi në konferencën ndërkombëtare në të cilën e promovoi iniciativën shkupjane si kundërpërgjigje sipas tij ndaj koalicionit të errët rajonal, antiprogresiv.

“Kancelari Merc qartë dhe pa mëdyshje thotë: ju jeni të mirëseradhur në BE, dhe me këtë shpërfytyrohet një nga shum gënjeshtrat e kryeministrit Mickoski, të grupit të VMRO-së gjatë dy viteve të fundit se çfardo që do bëjmë, në evropë nuk jemi të mirëseardhur. Ashtuqë, ky është një sinjal I qartë se BE tani përfundimisht, qartë e nënvizon njërin nga prioritetet e saj, në kontekst të zhvillimeve gjeopolitike gjatë viteve të fundit.” – u shpreh Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Shashiq: Ballkani perëndimor, përparësi strategjike

Partitë soialdemokrate si motra theksuan rëndësinë e sundimit të së drejtës dhe parandalimin e ikjes së të rinjëve me perspektiv.

“Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë dhe nuk është ngarkesë për Evropën. Ai është dhe mund të jetë përparësi strategjike për Evropën. Nuk duhet të jetë vetëm proces byrokratik, jo për ne si socialdemokrat dhe socialist. Kjo duhet të shikohet si imperative gjeopolitik dhe fuqi transformuese e rajonit. Një Evropë e bashkuar dhe integruar nuk është zgjedhje.” – u shpreh Dasha Shashiq nga shkolla e lartë politike e Korçulit.

Pjesëmarësit në konferencën ndërkombëtare gjithashtu theksuan se nacionalizmi, populizmi dhe krimi i organizuar janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe reformat, andaj u deklaruan për bashkimin e forcave progresive. (Meral Ismaili, TVM2)