Kumanovë, vijon rregullimi i zonës industriale “Novini- Reçica"
Në saje të kompletimit të infrastrukturës në Zonën e re Industriale “Novini Reçica”...

Në saje të kompletimit të infrastrukturës në Zonën e re Industriale “Novini Reçica”, e cila gjendet në hyrje të Kumanovës përskaj autostradës Tabanocë-Shkup, aktualisht po punohet në asfaltimin e rrugëve në këtë zonë industriale.
Falë angazhimeve të këtilla kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski ka njoftuar se është rritur interesimi i investitorëve si të brendshëm poashtu edhe të huaj për investim në këtë zonë industriale.
"Tashmë kemi disa investime siç është investimi i kompanisë Lidl. Ata pjesën e tyre të obligimeve e kanë kryer dhe tani janë duke u zgjeruar në pjesën e investimeve për përcaktimin e lokaliteteve për ndërtimin e marketeve në Kumanovë dhe jashtë saj, kam informacione që gjatë vitit të ardhshëm do të jenë tërësisht të kompletuar", - tha Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Dimitrievski ka theksuar se komuna e Kumanovës nuk do të nxitojë me shitjen e sipërfaqes së mbetur tokësore në zonën industriale deri sa të përfundojë rregullimi i saj i tërësishëm.
"Sa i përket i teresimit nga investitorët tjerê potencial, ne si komunënuk ngute.i presim që të përfundojë rregullimi i tërësishëm. Me këtë mendoj se do të rritet edhe vlera e sipërfaqes tokësore gjë që do të na ndihmojë si komunë të grumbullojm më tepër mjete", - theksoi mes tjerash Dimitrievski.
Të theksojmë se me kompletimin e Zonës Industriale pritet që e njejta të bëhet lokitet krucial për investime të reja e me të edhe krijimin e vendeve të reja të punës në rajonin e Kumanovës. (Fatlum Aqifi, TVM2)
