Pr/ligji për përfaqësim, Mexhiti: Po sjellim ligj, gjithçka tjetër teatër
VLEN me mbështetje të fuqishme miratimit të propozim ligjit...

VLEN me mbështetje të fuqishme miratimit të propozim ligjit për përfaqësim të drejtë, i cili ka hyrë në procedurë parlamentare. Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, thotë se po miratohet ligj i një të drejte që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e të cilin BDI nuk ka arritur ta bëj përgjatë qeverisjes së saj mbi dy dekadëshe.
Mënyra e votimit me badenter të vogël, sipas Mexhitit nuk paraqet problem, ashtu siç pretendon opozita shqiptare.
“Për herë të parë do të mirret qeveria e Maqedonisë së Veriut me përfaqësimin adekuat, kjo pikë. Tjetra është vetëm teatër, sepse nuk mund ta paramendojnë atë që s’kanë mund ta bëjnë për 24 vite, VLEN – i po e bën 24 muaj. Pak e rëndësishme është me Badenter të Madh ose të vogël, 24 vite s’kanë mund të sjellin ligj, VLEN-i për 24 muaj po sjell ligj për përfaqësim adekuat, pikë.” – tha bashkwkryetari i VLEN, Izet Mexhiti.
Rikonstruimi i qeverisë, brenda VLEN po bëhen konsultime
Brenda VLEN po bëhen konsultime dhe parapërgatje edhe për rikonstruimin e rradhës të cilin kryesministri Mickoski e paralëjmroi për në fund të muajit.
“Në VLEN ka takime të vazhdueshme, vlerësohet puna e çdo funksionari. Ata që meritojnë të mbesin, do të kenë mbështetjen, ata duhet ta lirojnë vendin për gjeneratat tjera, për kuadro të tjera, pra do të zëvendësohen me më të mirë.” – u shpreh Mexhiti.
Jo zyrtarisht është përfolur se dikasteri i drejtësisë i drejtuar nga Fillkov dhe i sociales nga Limani mund të përfshihen me rikonstruim. Gjithashtu do të duhet të plortësohet edhe vendi vakant i zëvendës kryeministrit për qeverisje të mirë Arben Fetai i cili dha dorëheqje nga detyra. (Meral Ismaili, TVM2)
