Zgjedhjet në Kosovë, deri në ora 13:00 kanë votuar rreth 14% e votuesve
07.06.2026 15:22
Deri në ora 13:00, në zgjedhjet e parakohshme...

Deri në ora 13:00, në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot në Kosovë, kanë ushtruar të drejtën e votës 265,802 qytetarë, që përbën 13,56 përqind sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kujtojmë se procesi zgjedhor po zhvillohet brenda Kosovës dhe i njëjti po realizohet në 949 qendra votimi me 2.550 vendvotime.
Prej tyre, 911 qendra me 2.498 vendvotime do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një në secilën komunë, me 52 vendvotime do të jenë të dedikuara për votimin me kusht.
Të drejtën e votës në këto zgjedhje të parakohshme në Kosovë, e kanë 2.092.174 qytetarë.
