KQZ e Kosovës shpall rezultatet: VV 43,06%, e ndjekur nga PDK 21,24%

07.06.2026 23:59

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës...

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot.

Në konferencën për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nga 96.84% të kutive të votimit qëndron ky rezultat:

Lëvizja Vetëvendosje - 43,06%

Partia Demokratike e Kosovës - 21,24%

Lidhja Demokratike e Kosovës - 17,70%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - 7,07%.

Ai tha se nga nesër do të fillojë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, e që te disa nisë në orën 9:00 të mëngjesit te disa 16:00 pasdite.