Maqedoni

Parashikimi i motit

08.06.2026 08:40

Paradite me diell, pasdite shi, bubullima dhe erë e përforcuar...

Paradite mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Nga orët e mesditës do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për mot të izoluar të lig me paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 32 gradë.
 
Në Shkup, mot me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje afatshkurtra të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.