Maqedoni

Seancë e re për rastin “Puls”

08.06.2026 09:19

Seancë e re për zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls” në sallën e gjyqit në Idrizovë...

Seancë e re për zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls” në sallën e gjyqit në Idrizovë. Procesi gjyqësor vazhdon me paraqitjen e provave materiale të propozuara nga Prokuroria. Në seancën e kaluar u prezantuan provat për mbikëqyrjet inspektuese të inspektorëve komunalë që janë kryer para zjarrit fatal.
 
U prezantuan edhe raporte për punën e inspektorëve, autorizime të inspektorëve të ndërtimit dhe dokumentacion për mbikëqyrje të përbashkët inspektuese dhe në terren. Avokatët mbeten në qëndrimin se aktakuza është tepër e gjerë.