Maqedoni
Mucunski në vizitë pune në Bosnjë dhe Hercegovinë
08.06.2026 09:38
Mucunski sot do të realizojë vizitë pune njëditore në Bosnjë dhe Hercegovinë....

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të realizojë vizitë pune njëditore në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai do të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Elmedin Konakoviq.
Gjatë vizitës, e cila realizohet me ftesë të ministrit Konakoviq, pritet të konfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në fushat me interes të përbashkët.
Pritet të shkëmbehen mendime për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, para së gjithash në planin ekonomik, me theks të veçantë në avancimin e tregtisë së jashtme. Në takim pritet të bëhet fjalë edhe për perspektivën evropiane të rajonit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
