Maqedoni

Në Kuvend seanca do të mbajnë disa komisione

08.06.2026 09:56

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Çështje Evropiane...

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, si dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
 
Komisioni për Çështje Evropiane do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për udhëheqës të lartë, në lexim të parë, ndërsa Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike do t’i shqyrtojë Propozim-ligjin për shfrytëzimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, gjithashtu në lexim të parë.
 
Me ndryshimet e Ligjit për automjete përcaktohen kushtet për vendosjen në treg dhe fillimin e përdorimit të automjeteve, regjistrimi dhe rregullsia teknike e automjeteve, kushtet për kryerjen e punëve të shërbimeve teknike, personat juridikë për kontroll teknik dhe personat juridikë për regjistrim, si dhe regjistri i të dhënave për automjetet. Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për automjete është të precizohet procedura për marrjen e autorizimit nga personi juridik për kryerjen e kontrollit teknik të automjeteve që të kryejë vazhdimin e regjistrimit të automjeteve.
 
Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do t’i shqyrtojnë Propozim-ligjin për shërbimin gjyqësor dhe Propozim-ligjin për shërbimin prokurorial publik, në lexim të parë.
 
Në rend dite të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është Propozim-ligji për armët, në lexim të parë.