Maqedoni

Parashikimi i motit

09.06.2026 08:44

Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për mot të izoluar të lig me paraqitje të breshrit.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje afatshkurtra të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.