Lindja e Mesme, vazhdojnë tensionet Liban-Izrael
Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën...

Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi izraelit në periferi të qytetit bregdetar jugor të Tyre në Liban, pavarësisht armëpushimit që mbetet zyrtarisht në fuqi, njoftuan sot burime të mbrojtjes civile libaneze.
Ndërkohë Hezbollahu u bëri thirrje autoriteteve libaneze që të rivendosin marrëdhëniet me Iranin dhe të “përfitojnë nga mbështetja e tij”, pasi Teherani bombardoi Izraelin si hakmarrje për një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit. Por Udhëheqësit libanezë i kanë lëshuar paralajmërime të forta Iranit ditët e fundit, duke i kërkuar atij të ndalojë ndërhyrjen në Liban pasi Hezbollahu i mbështetur nga Teherani refuzoi të binte dakord për një armëpushim me Izraelin.
Por ambasadori amerikan në Bejrut, Michel Issa, ka deklaruar se bisedimet mes Izraelit dhe Libanit pritet të vazhdojnë në Uashington “së shpejti”.
