Maqedoni

Parashikimi i motit

10.06.2026 08:42

Mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për mot të izoluar të lig me paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 26 deri në 34 gradë.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje afatshkurtra të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.