Maqedoni

Sot takim Siljanovska-Davkova me Jotovën

10.06.2026 09:00

Siljanovska-Davkova ndodhet për vizitë në Sofje, ku duhet të mbahet takim bilateral në nivel më të lartë me homologen e saj bullgare, Ilijana Jotova....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ndodhet për vizitë në Sofje, ku duhet të mbahet takim bilateral në nivel më të lartë me homologen e saj bullgare, Ilijana Jotova.
 
Takimi mbahet në margjinat e samitit të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore.
 
Para vizitës, presidentja Siljanovska-Davkova deklaroi se takimi është vazhdim i bisedimeve me Jotovën, të cilat kanë nisur në samitin në Jerevan. Ajo shtoi se nuk ka problem të pazgjidhshëm dhe se pret që në takim të bisedohet për të gjitha çështjet thelbësore.