Maqedoni
Interpelanca për Cvetan Tripunovskin sot në Kuvend
10.06.2026 10:21
Kuvendi sot e nis seancën e 104-të, në fillim të së cilës si pikë e parë është interpelanca për punën e ministrit të Bujqësisë...

Kuvendi sot e nis seancën e 104-të, në fillim të së cilës si pikë e parë është interpelanca për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. Deputetët duhet të deklarohen edhe për nevojën e miratimit të disa ligjeve me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të parë, si dhe për Propozim-kodifikimin për sjellje etike të deputetëve.
Interpelanca është dorëzuar nga grupi parlamentar i udhëhequr nga LSDM, me arsyetimin për dyshime për korrupsion sistemik në këtë resor, për raste të arrestimeve të funksionarëve të lartë për shkak të marrjes së ryshfetit, si dhe për rrezikim të pretenduar të interesit publik dhe suspendim të programit IPARD 3. Nga opozita theksohet edhe se politikat në sektor çojnë drejt rrezikut për shpërndarje selektive dhe jotransparente të mjeteve publike në dëm të bujqve.
Në rend dite janë rreth 40 pika, mes të cilave zgjedhje dhe shkarkime të anëtarëve në disa trupa kuvendore dhe shtetërore, si dhe vendime lidhur me komisione, organe këshillëdhënëse dhe mbikëqyrëse, mes të cilave Këshilli Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve dhe Drejtësi për Fëmijët, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Këshilli për Mbikëqyrje Qytetare dhe Këshilli Gjyqësor.
